‘Gardiani’ i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muriçi, ka shpërthyer në rrjetet sociale pas ndeshjes me Danimarkën të cilën e barazoi Kosova me shifrat 2:2.
Muriçi ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, duke ironizuar me danezët.
“Ishte stërvitje e mirë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se trajneri i Danimarkës, Age Hareide, në deklaratat e tij para ndeshjes, kishte thënë se ndeshja me Kosovën do të ishte vetëm stërvitje.
Muriçi sonte startoi nga minuta e parë.