Një shtëpi e pabanuar dhe rreth dy hektarë pyje janë djegu në Podujevë.
Rasti në polici është lajmëruar nga pronari.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur në ditën e djeshme rreth orës 17:17, ndërsa ankuesi ka thënë se zjarri është shkaktuar nga persona të panjohur.
“ Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë djegur shtëpinë e pabanuar në fshat dhe një fushë- pyll rreth dy hektarë’, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Alo/