Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit kosovar në Zvicër, të cilit jetën ia mori një grua 75 vjeçare.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se mendimet dhe lutjen e tij janë me familjen e 7 vjeçarit në këto raste të rënda, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda./Gazeta Alo/