Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, parti kjo e cila edhe ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës ku do të diskutohet për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, ka thënë se vrasja tragjike e dy të rinjve na ka prek të gjithëve, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, është bërë e qartë se lojërat e fatit janë ambiente ku dëmtohen, dhunohen dhe vriten qytetarët.
“Askush nuk pasurohet nga këto biznese përveç pronarëve të njohur e të panjohur. Këto nuk janë lojëra të fatit por janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve . Shteti i Kosovës është përgjegjës ti mbroj por është për keqardhje që vetëm pas ngjarjeve tragjike institucionet merren me këto raste”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.
Hoti, ka propozuar edhe pikat e rezolutës për të cilën ka kërkuar votim të menjëhershëm.
“Pika e parë: Qeveria menjëherë të pezulloje aktivitetin e kazinove edhe lojërave të fatit deri në plotësim ndryshimin e ligjit dhe pika e dytë, Kuvendi të mandator, Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa që të nis procedura për nxjerrjen e ligjit dhe brenda një muaji të sjell ligjin e ri i cili i ndalon kazinot dhe lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Gjithashtu kërkoj që të mos ketë debat parlamentar për këtë rezolute dhe kërkojë që menjëherë të votohet mocioni dhe të nxirret rezoluta ën votim’, ka thënë Hoti./Gazeta Alo/