Jo rrallë herë ndodhë që të kemi reagime të ndryshme nga ajo lidhur me ngjarjet që ndodhin në vendin tonë.
Edhe këtë radhë, aktorja e njohur, Teuta Krasniqi bëri jehonë mediatike lidhur më një çështje mjaft të ndjeshme për të gjithë, shkruan Kosovarja.
E deklarata e fundit që nxit reagime të shumta nga shkrimi i saj ishte çështja për fëmijët e komunitetit romë.
Më saktësisht ajo shprehi një dhembshuri të madhe për ta se si po harrohen nga të gjithë dhe i sheh qysh nga mosha 2 vjeçare nëpër rrugët e kryeqytetit duke kërkuar lëmoshë.
E, apeli kryesor i saj ishte që këtë dukuri mos të shohim si diçka normale sepse nuk dallojnë asgjë nga nacionalitetet e tjera dhe se duhet ti shohim e ti trajtojë sikur të gjithë fëmijët tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që aktoren e shohim me postime të tilla, pasi që njihet si një person shumë i ndjeshëm në lidhje me këto raste.