Fjalë Kyçe

Sot varroset 7 vjeçari i vrarë në Zvicër

Sot varroset 7 vjeçari i vrarë në Zvicër

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel, do të varroset sot.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet me drekë në Komunën e Gjilanit.

“Te nderuar miq dhe dashamir. Ju njoftoj se nesër bëhet varrimi i nipit tim Iliasit, rasti në Basel të Zvicrës. Varrimi bëhet në Gjilan, me drekë, e shtunë 23.03.2019”.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë te premten  në mesditë nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.