Fjalë Kyçe

Shpërthen zjarri, digjet një autobus në Zhur

Shpërthen zjarri, digjet një autobus në Zhur

Një autobus në fshatin Zhur të Prizrenit është djegur dje si pasojë e një zjarri derisa ishte duke lëvizur, njofton policia.

Në momentin e zjarrit përveç vozitësit nuk kishte persona tjerë në autobus dhe nuk ka të lënduar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe derisa është normalizuar gjendja rruga Prizren-Dragash ka qenë e bllokuar.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen./Gazeta Alo/