Një aksident trafiku në mes dy veturave ka nodhur në Mitrovicë në rrugën “Mbreti Petri i Parë”, njofton policia.
Në këtë aksident kanë pësuar lëndime një mashkull dhe një femër.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës të njërit nga drejtuesit.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kanë lëndime të lehta./Gazeta Alo/