Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ende konsiderohet si lideri i PDK’së ditën e sotme e ka kaluar në Drenicë.
Ai në një status në Facebook ka treguar se ka takuar bashkëluftëtarët në Runik të Drenicës. Por, në këtë fotografi shihen edhe disa deputetë të Drenicës e njerëz të fuqishëm të PDK’së.
Pjesë e kësaj dreke ka qenë edhe Sami Lushtaku e Ganimete Musliu.
E ish-kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi në postimin e tij në Facebook ka thënë se ndihet i kënaqur nga takimet e tilla.
“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta. HTH”, ka shkruar Thaçi.