Sot bëhen 21 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit” e zhvilluar me 24 mars 1998.
Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Për shënimin e kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
Aktivitetet e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” janë organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Nga ora 10:00 – 12:00, do të bëhen homazhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00, do të mbahet një akademi përkujtimore.