Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka sulmuar gruan e tij.
Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, njofton PK.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/ Shqiptar i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Sh/shtetase e Shqipërisë të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.