Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 76 tiketa trafiku.
Të njëjtit janë gjobitur për thyerje të rregullave në komunikacion. Së fundmi, me tiketa trafiku po gjobiten edhe shoferët të cilët e përdorin telefonin gjatë vozitjes.
Dënimi për përdorim të celularit është 40 euro.
Kujtojmë faktin se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, gjë e cila vazhdon të jetë shqetësuese për vendin tonë.