Përfaqësuesja e Kosovës do të debuton në kualifikimet për një Kampionat Evropian ‘Euro2020’ ndaj Kombëtarës së Bullgarisë, të hënë mbrëma.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori ndërmjet tyre dhe bullgarët nuk dijnë për kualifikim në Evropian që nga viti 2004.
Djelmoshat e Bernard Challandes nuk janë mposhtur që nga data e largët e nëntë nëntorit të vitit 2017, dhe paraqitja e fundit ndaj kombëtarës së Danimarkës ka bërë që të jenë favorit ndaj asaj bullgare.
Forma e lartë e Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë
March 24, 2019
Përfaqësuesja e Kosovës do të debuton në kualifikimet për një Kampionat Evropian ‘Euro2020’ ndaj Kombëtarës së Bullgarisë, të hënë mbrëma.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori ndërmjet tyre dhe bullgarët nuk dijnë për kualifikim në Evropian që nga viti 2004.
Djelmoshat e Bernard Challandes nuk janë mposhtur që nga data e largët e nëntë nëntorit të vitit 2017, dhe paraqitja e fundit ndaj kombëtarës së Danimarkës ka bërë që të jenë favorit ndaj asaj bullgare.
Në pesë ndeshjet e fundit (në Ligën e Kombeve: 3-1 si vendas ndaj Maltës, 1-1 si mysafir i Ishujve Faroe, 5-0 si mysafir i Maltës dhe 4-0 në shtëpi ndaj Azerbajxhanit; si edhe 2-2 në miqësoren ndaj Danimarkës), Përfaqësuesja jonë numëron tri fitore dhe dy barazime.
Bullgaria në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ka arritur dy fitore (ndaj Norvegjisë dhe Qipros), dy barazime (ndaj Sllovenisë dhe Qipros) dhe një humbje (nga Norvegjia).
Për kombëtaren e Bullgarisë kjo do të jetë ndeshja e dytë në këto kualifikime, pasi të enjtën e kaluar kanë barazuar me Malin e Zi (1:1).
Ndeshja do të fillojë prej orës 20:45.