Së fundi ka rritje të personave të vdekur nga aksidentet në komunikacion.
Eksperti i sigurisë Nuredini Ibishi, tha se për aksidentet që janë në rritje në Kosovë duhet të ketë debat si dhe seancë në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk jemi keq, por ka një rritje të vdekjeve në trafik. Këtë vit kemi pasur rritje dhe është shqetësuese. Ne duhet të fokusohemi të angazhim për të ulur aksidentet. Kuvendi duhet të merr iniciativa. Janë shumë faktor që po ndodhin aksidentet. Ne kur ndodhin aksidentet e fajësojmë policinë, por ajo nuk është fajtore”, tha Ibishi në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij edukimi është në rënd të parë për të sensibilizuar qytetarët e vendit.
Eksperti i sigurisë Nuredini Ibishi, vlerësoi se gjobat nuk janë të larta në krahasim me vendet e rajonit.