Fjalë Kyçe

Ndodhë edhe një tjetër sulm seksual në Drenas

Ndodhë edhe një tjetër sulm seksual në Drenas

Dje në qytetin e Drenasit ka ndodhur sulmi i radhës seksual ndaj një gruaje.

Sipas policisë rasti është paraqitur nga viktima femër, ndërsa prokurori ka kërkuar që rasti të shkon në procedurë të rregullt.

“Gllogoc 29.08.2019-18:17. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia .

Kujtojmë, se ka pasur raste të njëpasnjëshme të sulmeve seksuale në këtë qytet të Kosovës.

Së fundmi u raportuar se një e mitur u dhunua seksualisht nga shefi i saj i punës.

I dyshuari është arrestuar më 9 gusht të këtij viti pas denoncimit në Polici, nga e mitura dhe gjyshja e saj.

Prokuroria pretendon se i dyshuari ka kryer dy vepra penale: dhunim dhe nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

Ndërsa rasti tjetër që  shokoi gjithë vendin është abuzimi e një nxënësje nga Drenasi, nga arsimtari i saj dhe shefi i hetimeve në Stacionin policor në Drenas. Të dy më vonë të arrestuar.