Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët e kombëtares së Kosovës, për lojën që zhvilluan kundër Bullgarisë.
Me rezultat 1:1, përfundoi ndeshja Kosovë-Bullgari, ndeshje kjo kualifikuese për në Euro 2020, shkruan lajmi.net.
Pas përfundimit të ndeshjes, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët për lojën e zhvilluar ndaj Bullgarisë.
Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ndjehet krenar dhe ka besi të plotë në futbollistët e kombëtares së Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Falemnderit djema edhe për pikën e parë në rrugën drejt Europianit. Krenarë dhe plot besim. 🇽🇰.