Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, peticionin kundër lojërave të fatit.
Iniciativa për peticion për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, u mor pas vrasjeve të dyshimta që ndodhën në objektet e lojërave të fatit në Suharekë dhe në Lipjan.
Të dielën Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime nga qytetarët për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, shkruan eo.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka thënë se peticionin e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën e Suharekës.