Avokati, Gazmend Halilaj është liruar sot nga paraburgimi.
I njëjti po mbahej në paraburgim nën dyshimet se për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.
Të gjithë këto vepra Prokuroria dyshon se janë konsumuar në rastin e abuzimit me të miturën në Drenas.
E të njëjtit sot masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe avokati i tij, Arbër Fazliu.
Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë së mbrojtjes.
Paraprakisht, Halilajt i ishte caktuar një muaj paraburgim.