Ata duken një çift ideal dhe historia e tyre është e denjë për në përralla. Një princ që dashurohet me një vajzë të zakonshme në universitet. Kjo është historia e Princit William dhe Dukeshës Kate. Ata kanë qenë miq të mirë përpara se të lidheshin së bashku. William dhe Kate kanë qëndruar për një kohë të gjatë miq, por më pas e kanë kuptuar që ishin bërë për njëri-tjetrin. Lidhja e tyre filloi në universitet, por si çdo romancë, edhe ajo e Princit dhe dukeshës kishte ulje-ngritjet e saj.
Princi William ka treguar në një intervistë për ”ABC News” se edhe lidhja e tyre ka kaluar disa prova të vështira. William ka folur rreth një ndarje të shkurtër që ka pasur me Kate. Në 2007, William nuk ka pranuar ftesën e Kate për të festuar Vitin e Ri më familjen e saj. William ka treguar se në atë periudhë të dy ishin shumë të vegjël dhe i dukej shumë herët për t’i marrë gjërat kaq seriozisht.
Por përtej pamjes engjëllore që shohim vazhdimisht në tabloide, Kate di si të bëhet ‘’e keqe’’ aty ku duhet dhe të mbrojë atë që është e saj. Së fundmi në shtypin anglez, ëshët përfolur për një ftohje të marrëdhënies së saj me markezen Rose Hanbury dhe arsyeja është xhelozia e Kate për shkak të miqësisë me 35-vjeçaren bukuroshe. Rivalja e re e dukeshës së Cambridge është bashkëshortja e lordit 58-vjeçar David Cholmondeley, me profesion interior designer dhe ish-modele e ‘’Storm Models’’. Çifti mbretëror dhe çifti Cholmondeley janë fqinjë në