Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri numri i tyre është rritur në Vushtrri, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ai ka folur të martën në RTK.
“Duke parë dëmet e mëdha që po shkaktojnë lojërat e fatit me padurim iu kam bashkangjitur thirrjes së kryetarit të Suharekës, Bali Muaharremjat. Më vjen mirë që Kuvendi ka nxjerrë Rezolutën për lojërat e fatit”, ka thënë ai.
“Vendimi i Qeverisë është i drejtë dhe e përshëndes. Unë shpresoj që sa më parë të ndryshohet ligji dhe sa më parë të vihet rregull në këtë sektor”, ka thënë ai.