Arbër Zeneli ka regjistruar një tjetër paraqitje të madhe për Kombëtaren e Kosovës.
Djaloshi që paraqitet te Reims, ka shënuar një gol të bukur në barazimin 1:1 ndaj Bullgarisë.
Zeneli, në ndeshjen kundër Bullgarisë ka pasur të veshura këpucë të veçanta.
Në njërën këpucë, ai kishte flamurin e Kosovës, dhe në tjetrin atë të Shqipërisë.
Goli ndaj Bullgarisë, ishte i shtati në fanellën e Kosovës për Arbër Zenelin.