Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Vërmicë, dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar për kontrabandë me kafshë.
Të dyshuarit janë arrestuar afër brezit kufitar, pasi janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje kurse kafshët i janë kthyer pronarit të mëparshëm.