Fjalë Kyçe

Haradinaj i kërkon Kuvendit seancë të jashtëzakonshme për ndalimin e lojërave të fatit

Haradinaj i kërkon Kuvendit seancë të jashtëzakonshme për ndalimin e lojërave të fatit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshnme të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për lojërat e fatit.

Kjo është konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Ajo ka thënë se kërkesa është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë me 03.04.2019, në ora 11:00, lidhur me projektligjin për ndalimin e lojrave të fatit”, thuhet në kërkesën e Haradinajt.

Kërkesa e Haradinajt vije pas miratimit në Qeveri të Projektligjit që shfuqizon ligjin aktual dhe mbyll të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të llotarisë së Kosovës.

Në lidhje me kërkesën e Kosovës, Kryesia e Kuvendit pritet të marrë vendim së shpejti.

Javën e kaluar deputetët me 74 pro votuan rezolutën e opozitës për ndalimin e lojërave të fatit./Gazeta Alo/