Në Parlamentin Evropian po diskutohet sonte edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Aty Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin.
“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit fer dhe pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë edhe me stabilitetin në rajon. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Avramopulos, raporton KTV-ja.