Fjalë Kyçe

Anulohet tenderi i MPB-së, komunat mbesin pa certifikata

Anulohet tenderi i MPB-së, komunat mbesin pa certifikata

Tenderi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit është anuluar.

Si pasojë, e kësaj ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat e Kosovës.

Komuna  e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se me sasinë e certifikatave që kanë, shërbimet mund të ofrohen deri në ora 12:00.

Pas kësaj ore, zyrat e gjendjes civile nuk do të jenë në funksion.

“Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Gazeta Alo/