Mbrëmë pak para orës 24:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë në pjesën e njohur si ‘Tre sheshirat’.
Policia ka njoftuar se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47.
“I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, e si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti është induar për ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm & armë mbajtje pa leje’./Gazeta Alo/