Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar për hetimin që Inspektorati Policor do t’ua bëj policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriqit, më 26 mars të vitit të kaluar.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se policit atë ditë i kanë zbatuar detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë, duke shtuar se duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder, shkruan Gazeta Alo.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.
Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës.
Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder.
E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë.
Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë./Gazeta Alo/