Dy persona të dyshuar në fshatin Zhegër të Gjilanit, kanë transportuar dru pa dokumente përcjellëse dhe me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunj duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës .
Njëri prej tyre është ndaluar dhe me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme njofton Policia./Gazeta Alo/