Furnizimi më ujë të pijshëm është ndërprerë në rrugën “Tirana” në Prishtinë, pasi ka pëlcitur një gyp.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se tani për tani iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm banorëve që jetojnë në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
“Pëlcitja e gypit të ujit me diametër fi 200 mm, gjatë ditës së sotme në orën 12.30, ka bërë që rruga në fjalë të ketë ndërprerje uji. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit. Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike, janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara”, thuhet në njoftim.