Kirurgu i njohur shqiptar në Gjermani Dr. Dr. Halil Krasniqi, për vite të tëra është duke ndihmuar pacientët shqiptar për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme në institucionet mjekësore ku është i angazhuar.
Përpos ndihmës në aspektin profesional, ai ka vazhduar angazhimin e tij në përkrahjen e profesionistëve mejkësor në Kosovë e Shqipëri, përmes seminareve shekencore, ofrimit të trajnimeve në Gjermani dhe formave tjera. Së fundmi, Dr. Krasniqi ka nisur përkrahjen edhe të institucioneve shëndetësore në trojet shqiptare.
Sot, Dr. Dr. Krasniqi, pas një angazhimi disa javor, ka siguruar një autoambulancë të tipit Mercedes, të pajisur me të gjithë aparaturën e nevojshme moderne, të cilën do të ja dhuroj qytetit të tij të lindjes, Pejës.
“Jam shumë i lumtur që pas një angazhimi, arrita të siguroj këtë mjet shumë të nevojshëm për qytetin e Pejës, i cili shpresoj shumë të ju shërbejë qytetarëve të atij rajoni. Unë do të vazhdoj të angazhohem të ndihmojë të gjithë shqiptarëve në të gjitha format e mundshme, e veçanarisht në fushën e mjekësisë”, tha Dr. Dr. Krasniqi në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoambulancës.
Dr. Dr. Halil Krasniqi, para disa muajve, ka arritur të patentoj edhe një zbulim të tij, i cili mundëson operimin e venave dhe arterieve me shpim, duke u bërë ndër shkenctarët shqiptar me të suksseshëm në botë.