Fjalë Kyçe

Kuvendi kalon në lexim të parë projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Kuvendi kalon në lexim të parë projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar në lexim të parë projektligjin që ndalon lojërat e fatit.

Me 60 vota për dhe tre abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin i cili ndalon lojërat e fatit për 10 vjet, përveç lotarisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

Pas këtij votimi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për leximin e dytë të këtij projektligjit do të fillojë në ora 18:30, kjo për shkak se ky projektligj është duke u bërë me procedurë të përshpejtuar.

Kujtojmë se ky vendim për ndalimin e lojërave të fatit ka ardhur pas vrasjeve të fundit që janë bërë në një kazino në Suharekë dhe në Lipjan.