Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milam Zeka në debatin që është duke mbajtur për ndalimin e lojërave të fatit, ka thënë që ai është kundër që të mbyllën kazinotë, dhe që nuk do të votojë asnjëherë një ligj të tillë duke thënë që iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë është kriminale, dhe që 15 mijë familje do të dëmtohen.“Kjo është njëra nga iniciativat më kriminale që të mbyllën lojërat e fatit.
Ne jemi shtet i Burdushit që rrezikojmë jetën e qetarëve pse mos me luajt edhe në lojërat e fatit. Pse mos me i dëmtu 15 mijë familje, 15 mijë punëtorë. Pse ne nuk erdhëm më ngadalë duke thënë si Shqipëria që për 2 vite duhet mbyllur lojërat e fatit. Vrasje kanë ndodhur edhe spitale, ejani t’i mbyllim pra edhe spitalet. Jeta nuk rrezikohet nga lojërat e fatit. Edhe në gjithë Las Vegasin ka lojëra të fatit. Ne kemi shkatërruar biznesin. I kemi çuar mesazh botës që të mos bëjnë asnjë biznes në Kosovë. Ne kemi me u rrokë se kush do të shkojë në bord të lotarisë së Kosovës. Ne po i çojmë mesazh të rënë Evropës, sepse me një rezolutë që i teket ndokujt mund të dëmtohen shumë familje”, ka thënë Zeka.
Zeka në fund, ftoi deputetët që të mos e votojnë ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.“Reflektoni, mendoni të mos e votojmë një ligj i cili është anti biznes dhe i lë 15 mijë punëtorë pa punë. Bixhozi ka ekzistuar gjithmonë, dhe do të ekzistojë. Kurrë nuk e votojë një ligj të tillë”, tha Zeka.Seanca për ndalim e lojërave të fatit ka filluar rreth orës 16:00.