Tiani tashmë ka vetëm 3 vjeç por mesa duket ai ka pasion gjuhët e huaja sikurse e ëma, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase, këngëtarja shqiptare në një nga intervistat e saj ka thënë se i pëlqejnë gjuhët e huaja dhe di disa nga to.
Në videon e postuar në rrjete sociale nga Tuna, artistja u ka treguar fansave se Tiani di të numërojë në gjuhën filipinase.
Tuna është e martuar me Patris Berishën i cili është pjesë e Filharmonisë së Kosovës prej vitesh dhe çifti kanë vetëm një djalë.
Ndërkohë, Tuna po e shijon suksesin e albumit të ri “Fortuna”, album ky që u mirëprit nga publiku.