Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean Humbert lebet, ditë më parë deklaroi se derisa Zvicra po paguan për ujësjellës , Kosova po paguan para për veteranë të rrrejshëm.
E, ndaj kësaj deklarate mbrëmë ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka kërkuar që të largohet ambasadori zviceran, shkruan Gazeta Alo.
Mirëpo, pas këtyre deklaratave një reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, O’Connell ka thënë se ambasadori zviceran e ka thënë atë që e mendojnë të gjithë.
Sipas tij, është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit.
Postimi i tij i plotë:
Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë./Gazeta Alo/