Fjalë Kyçe

Ja çfarë moti do të mbajë të dielën

Ja çfarë moti do të mbajë të dielën

Nesër do të jetë mot me diell në Kosovë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Dita e parë e muajit shtator do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike. Muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm”, thotë IHMK.

Për nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.