Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Kjo kërkesë e tij, ka ardhur pasi që ministri Lekaj ka kërkuar largimin e ambasadorit zviceran në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.
Sipas, Hoti është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori në vendin e të cilit janë mbi 200 mijë qytetarët të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Eshte i pa precedent rasti qe nje minister i Qeverise se Kosoves kerkon largimin e nje ambasadori. Dhe ate te Zvicres, ku jane mbi 200 mije qytetare te Kosoves. Ne parate qe Zvicra shpenzon ne Kosove perfshihen edhe taksat e ketyre 200 mije qytetare te Kosoves qe i paguajne ne Zvicer. Prandaj, eshte me se legjitime te kerkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.
Vetem shkarkimi ketij ministri mund te jete i mjaftueshem si kerkim falje ndaj nje vendi mik si Zvicra./Gazeta Alo/