Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet këto ditë tha se Kosova po financon veteranët e rrejshëm, derisa Zvicra po investon në shtetin tonë.
Ndaj kësaj deklarate, reagoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili tha se po të pyetej ai, do ta largonte menjëherë ambasadorin zviceran.
E, pas kësaj deklarate të ministrit Lekaj, reagimet nuk kanë të ndalur, jo vetëm, nga shoqëria civile por edhe nga ambasadorë të huaj në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.
Pas reagimeve të ambasadori britanez dhe atij gjerman, ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.
“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert./Gazeta Alo/