Me datë 28 mars 2019 Policia e Kosovës, konkretisht njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka pranuar informatën se një lokal i lojërave të fatit është duke ushtruar veprimtarinë e saj edhe përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë.
Si rezultat i operacionit policor të realizuar ditë më parë, lokali i lartëcekur i cili ndodhet afër rrethit të QMI-së, saktësisht tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së.
Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit.
Lidhur me rastin të dyshuarit e arrestuar janë :
A.Q – 1982 M/SH/K
B.S – 1965 M/SH/K
Xh.I – 1979 M/SH/K
N.C – 1979 M/SH/K
S.V – 1981 M/SH/K
Në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së, lokali është ri-mbyllur.
Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Gazeta Alo/