Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Deçan, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurve B.B, F.G dhe A.T, për shkak se nuk u provua se të njëjtit e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
I pandehuri B.B, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2009 e tutje, shtytë personin tjetër për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë lidhjes që e ka pasur me kolegen e tij ish policen tani të ndjerë, ka malltretuar fizikisht të njëjtën duke e rrahur dhe frikësuar, duke i premtuar se do të martohet me të, ku në një rast deri sa e dëmtuara ishte duke shtuar në shtëpinë e saj ndalohet nga këtu i pandehuri i cili ishte me automjetin e tij, i afrohet tani ta ndjerës dhe e godet me grusht në gjoks, ashtu që tani e ndjera si pasojë e veprimeve të të pandehurit kishte përforcuar vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri u akuzua për vepër penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.
I pandehuri F.G, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2009 e tutje, shtytë personin tjetër për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë lidhjes që ka pasur me kolegen e tij ish policen – tani të ndjerë, ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht të njëjtën duke e rrahur, frikësuar, me ç’rast fillimisht i ka kërkuar që të kenë marrëdhënie seksuale edhe pse e ka ditur se tani e ndjera është në lidhje me kolegun e tij, ku pasi e njëjta e kishte refuzuar, i pandehuri shkon deri tek shtëpia e saj duke shtënë me armë afër dritares së shtëpisë, duke e thirrë në telefon, duke e gjuajtur me gurë në dritare, ndërsa e sulmon fizikisht në stacionin policorë, me ç’rast e njëjta jashtë vullnetit të saj detyrohet që të kryej marrëdhënie seksuale me të pandehurin, ashtu që tani e ndjera si pasojë e veprimeve të të pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri F.G u akuzua për vepër penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.
I pandehuri A.T, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2014 e tutje shtytë personin tjetër për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri pasi që më parë kishte ndërprerë lidhjen me tani te ndjerën, i njëjti kishte filluar të kërkoi nga e njëjta që të rifilloi lidhjen e tyre, po ashtu e ka penguar të ndjerën në martesë, si dhe merr telefonin personal duke u lajmëruar në thirrjet që ja kanë bërë të tjerët, ashtu që e njëjta si pasojë e veprimeve të të pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri kishte për të kryer veprën penale shtytje ne vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate.