Gresa Behluli dy ditë më parë mbajti në Prizren kanagjegjin e saj.
Tani, këngëtarja po publikon pamje edhe për ndjekësit e saj nga ajo natë e rëndësishme për të.
Por, njëra nga momentet më të veçanta, më prekëse, është përqafimi me nënën e saj, ku të gjitha përreth po shfaqen të emocionuar teksa po i shohin, si dhe ai me vjehrrën.
Gresa Behluli dhe Lulëzim Morina do të martohen të shtunën, në Prishtinë.
Kolegët këngëtarë janë ata që do të argëtojnë të ftuarit me muzikën e tyre, ndërsa padyshim aty do të këndojë edhe vet Shkurte Fejza, pasi kjo është dhe një nga dëshirat e Gresës.