Strukturat e degës në Suharekë i ftova që ta zhvillojnë një fushatë të qetë dhe efikase duke e kthyer fushatën në festë.
Dega e Nismës në këtë qytet shquhet për punë të përbashkët ekipore dhe me frymë e energji pozitive dhe këtë frymë, i ftova që ta promovojnë edhe më tutje. Nisma Socialdemokrate siguron qytetarët e Kosovës që së bashku me partnerët e saj do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, shkruan Limaj.