Fjalë Kyçe

Përzgjedhësi i Kosovës ka një mesazh për ata që po e kritikojnë Zhegrovën

Përzgjedhësi i Kosovës ka një mesazh për ata që po e kritikojnë Zhegrovën

Bernard Challandes ka kërkuar që Edon Zhegrovës t’i jepet më shumë kohë për të treguar cilësitë që ka.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në emisionin ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin, ka folur për kritikat e shumta që Edon Zhegrova ka pranuar së fundmi.

Ai mendon se 19-vjecari është shumë i talentuar dhe se tifozët duhet të jenë të durueshëm me të.

“Zhegrova ka bërë punë të mirë kundër Bullgarisë, por ndoshta presim tepër nga ai”, tha Challandes.

“Duhet të kemi paksa durim me të. Njerëzit presin dhe kanë folur aq mirë për të në ndeshjen e parë, saqë ishte e tepërt. Tani është tepërt sa i përket kritikave”.

“Unë kam besim në Edonin dhe të gjithë lojtarët tjerë, do t’i mbrojë ata”.

“Edoni mund të luajë më mirë, të sjellë më shumë për skuadrën, por siç e thatë edhe ju se është i ri dhe i talentuar, duhet të jemi të durushëm”, deklaroi ai.