Vesa Luma para pak ditëve solli këngën e re “S’paska qenë e shkrume”.
Në këtë projekt këngëtarja shqiptare, Vesa Luma ka bashkëpunuar me këngëtarin, Denik Prizreni, shkruan lajmi.net.
E sot, Vesa ka publikuar një video të djalit, Lianit teksa shfaqet pranë pianos dhe këndon këngën e re të saj.
“#spaskaqeneeshkrume me plot Ndjenje 😍”, ka shkruar ajo.
Vesa është e martuar me reperin, Big Basta të cilët tashmë janë zhvendosur në Zelandë të Re dhe kanë vetëm një djalë.
E projektin e ri, Vesa e realizoi në trojet shqiptare dhe bëri rikthimin e saj në muzikë pas një kohe të gjatë.