Dy persona janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre.
Nga raportimet e para mësohet se viktimat janë Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por mësohet se dy personat janë qëlluar në hyrje të banesës, shkruan TCH.
Një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ekzekutimit, është gjetur pranë vendngjarjes.