Një polic dyshohet se u vetëvra në Pejë.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, sipas të cilit, dyshohet për vetëvrasje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima e ndjerë që vrau vetën ishte B.Xhaferi. Ai u gjet i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë.
Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.