Fjalë Kyçe

Refugjati 24 vjeçar vritet ‘për orën e tij 70 mijë euro’

Refugjati 24 vjeçar vritet ‘për orën e tij 70 mijë euro’

Kjo është fotografia e personit i cili u vra për orën e tij prej 70 mijë euro pranë një xhamie në Londër.

Zahir Visiter, 25 vjeçar, u gjet nga shërbimet emergjente, me plagë të shkaktuara me thikë.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq pak më vonë.

Sulmi ndodhi pranë shtëpisë së Zahir, në veri-perëndim të Londrës.

Policia është në kërkim të dy personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Një mik tha se Visiter kishte një orë të shtrenjtë në kohën kur u sulmua, e cila ishte e varur në dorën e tij sikur dikush të kishte tentuar ta merrte atë.