Edon Zhegrova sot feston ditëlindjen.
Futbollisti i njohur kosovar, Edon Zhegrova sot ka një ditë mjaft të veçantë, shkruan lajmi.net.
Me këtë datë, Edoni mbushi plot 20 vjet jetë, ndërsa urimin më të bukur e mori nga motra, Valza.
Ajo e uroi futbollistin përmes një videoje që e postoi në Instagram, në të cilën shihet teksa në minutat e parë të ditës së sotme hyn në dhomën e tij duke ia kënduar këngën e ditëlindjes.
Edon Zhegrova së fundi ka luajtur në miqësoren kundër Danimarkës.