Fjalë Kyçe

Zbulohen detaje nga përleshja me armë në spitalin e Fierit

Zbulohen detaje nga përleshja me armë në spitalin e Fierit

Të tjera detaje dalin nga përleshja me armë e sende të forta në Levant të Fierit, ku mbetët të plagosur 5 persona.

Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan në numrin 127 për ngjarjen e rëndë.

Gazetari i Top Channel në Fier, Shpëtim Cane raporton se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele është njoftuar 127-ta nga banorët e Levanit.

Telefonata është bërë sapo ka nisur debati mes dy familjeve. Pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Urgjencës kanë shkuar në Levan, ku sollën në repart dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve me çifte.

Daniel Braçe është paraqitur në urgjencë në orën 03:40. Ai ishte i plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë në orën 04:10, i ati i Danielit, Eqerem Braçe ka marre ndihmë mjekësore, pasi ishte me tension dhe takikardi. Pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore, ka dalë në orën 07:00 dhe është shoqëruar ne ambientet e policisë nga forca ‘Shqiponja’.

Aktualisht në Spitalin e Fierit ndodhen 5 të plagosur; Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj dhe në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së djeshme shtetasit Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj.

Disa orë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ishte shprehur në Facebbok se djali dhe nipi i Gramoz Ruçit kanë qëlluar qytetarët dhe përgjakur Spitalin e Fierit.

Më pasi ai vazhdon që të shkruaj sërish për të njëjtën ngjarje, duke thënë se po tentohet të prishet sistemi i kamerave të urgjencës, që filmoi ngjarjen.