Fjalë Kyçe

Kryeministri mbrëmë në dasmë, sot del në bjeshkë

Kryeministri mbrëmë në dasmë, sot del në bjeshkë

Vizitat e kryeministrit Ramush Haradinaj në bjeshkët e Kosovës, kohët e fundit janë shpeshtuar dukshëm.

Kryeministri Haradinaj thuajse çdo vikend viziton bukuritë natyrore të Kosovës.

Pikërisht, edhe kjo e diel e gjeti atë në bjeshkët e Belegut.

Ai njihet si një person sportiv e madje edhe për dashurinë që ka ndaj natyrës, e sidomos për vrapim dhe ekspeditat e tij nëpër bjeshkët e vendit,  shkruan Kosovarja.

Sot ai ka ndarë një imazh nga Bjeshkët e Belegut, madje këtë foto edhe e zgjodhi si foto të ditës.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj nuk i lë pas dore as ahengjet familjare, madje mbrëmë ishte i pranishëm në martesën e vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës.