Opozita akuzon Komunën e Gjakovës që në vend të parkut, ia lejuan familjes së zv. ministres Bakija-Deva ndërtimin e objektit
Gjendet pothuajse në mes të qytetit të Gjakovës.
Por, ky objekt dhjetëkatësh ka ngjallur polemika në këtë qytet, duke përplasur pozitën dhe opozitën .
Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se objekti në fjalë është pronë e familjes së zëvendësministres për Kulturë, Rini dhe Sport, Burbuqe Bakija – Deva.
E zëvendësministrja e pranon qe objekti i takon familjes së saj.
Megjithëse, ajo e mohon se e ka përdorur pozitën e saj, për ta nxjerrë lejen e ndërtimit.
Kurse vet pronari i këtij objekti, Berat Bakija, i ka thënë televizionit që të gjitha informacionet për këtë rast, të merren në komunën e Gjakovës.
T7 ka mësuar që në lidhje më lëshimin e lejes për këtë objekt, është duke u hetuar.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Kurse Komuna në këtë qytet, e pranon që procesi i lëshimit të lejes për ndërtim e objektit është duke u hetuar.
Ndërsa shton se ai vend më parë ka qenë e destinuar për gjelbërim, por ndërtimi i rreth rrotullimit afër saj, e ka ndryshuar planin.
Pavarësisht polemikave të krijuara në lidhje me këtë objekt, në të puna po vazhdon normalisht.